Nëna e Leroy Sane është arsyeja pse futbollisti nuk e ka nënshkruar ende ofertën e Manchester Cityt për rinovimin e kontratës.
Manchester City ka qenë duke tentuar ta arrijë një marrëveshje me Sanen për rinovim të kontratës që nga vera e vitit të kaluar, mirëpo negociatat mes dy palëve deri më tani nuk kanë pasur sukses, transmeton Gazeta Express.
Kampioni në fuqi i Premierligës ende beson se anësori gjerman do ta rinovojë në fund kontratën, e cila aktualisht është e vlefshme deri në vitin 2021.
Por, siç qëndrojnë gjërat për momentin, nëna e 23-vjeçarit,
Regina Weber, nuk duket se do të pranojë kompromise për kontratën e re të
djalit të saj.
Sane e kishte gjetur veten jashtë skuadrës së Manchester Cityt në fillim të këtij sezoni. Trajneri Pep Guardiola kishte qenë i brengosur për mendësinë e gjermanit, pasi ai kishte mbetur mes një zënke mes prindërve dhe të dashurës së tij, që atëherë ishte shtatzënë.
Përderisa ai ka kaluar shumë kohë në bankën rezervë gjatë kohës së fundit, ai u kthye në formacion të parë për ndeshjes e së martës kundër Schalkes, ku e shënoi një gol dhe i asistoi tri të tjera.
Nëna e Sane dëshiron që futbollistit t’i garantohen më shumë minuta të lojës në kontratën e re, si dhe pagë më e mirë. /Gazeta Express/