Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Polemikat mes irlandezit të arteve marciale mikse Conor McGregor dhe boksierit amerikan Paulie Malignaggi janë rikthyer ditët e fundit. Marrëdhënia mes tyre asnjëherë nuk ka qenë e mirë, sidomos pas përfundimit të stërvitjes që dy sportistët zhvilluan në korrik të 2017-ës. Asokohe, McGregor përgatitej për debutimin në boks ndaj Floyd Mayweather dhe u stërvit me Malignaggi, por shpejt situata i doli jashtë kontrollit.
“Unë mezi e pres që të përballemi në një ndeshje reale në ring me Conor. Kjo është një sfidë që Hearn mund ta organizojë shumë lehtësisht. Kjo është një përballje që do të sillte edhe shumë të ardhura. Conor ka kohë që fshihet, merret me fjalë por kjo ndodh pasi e di përfundimin që do të ketë në ring ndaj meje”, tha Paulie Malignaggi, i tërhequr nga sporti dy vite më parë.
Më tej, boksieri amaerikan tha: “Jam gati për një duel ku fituesi merr gjithçka. E dua këtë sfidë pasi e di që do ta fitoj, pasi do të më mjaftojë një grusht për ta dërguar në spital dhe për t’ia mbyllur përgjithnjë gojën”, u shpreh Malignaggi, 38 vjeç, që në karrierën e tij si boksier ka arritur 36 fitore e 8 humbje. /Telesport/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE