Real Madrid mposhti Huescan me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së 29-të të La Ligas.
Trajneri i “mbretërve”, Zinedine Zidane bëri një vendim të guximshëm duke lënë në stol Navasin dhe duke inkuadruar të birin, Luca Zidane.
Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë për ta çlodhur portierin nga Costa Rika pas Courtois ishte i lënduar.
“Do ta them shumë qartë sot dhe tani. Njerëzit mund të mendojnë se unë dua t’i kënaq të gjithë, që unë u jap minuta për lojtarë të ndryshëm që të duken mirë, dhe nuk është kështu. Unë nuk e bëj këtë për të kënaqur të gjithë. Jam i lumtur për të, për debutimin e tij në Santiago Bernabeu me fitore, por Luca është portieri i tretë. Unë kam të lënduar Thibaut [Courtois] dhe doja të çliroja Keylor dhe t’i jepja rastin Lucas sot dhe kjo shkoi mirë“, ka thënë Zidane.
Kujtojmë se Reali fitoi falë një goli në minutat e fundit nga Benzema. /IndeksOnline/