Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Mbrëmë, në Santiago Bernabeu, u zhvillua El Clasico e fundit për këtë sezon të El Clasicos. Pas kësaj ndeshjeje, uebsajti ëhoscored.com i ka publikuar notat e secilit lojtarë, varësisht nga statistikat e ndeshjes.
Mbrëmë, Barcelona e fitoi ndeshjen e dytë brenda katër ditësh kundër Real Madridit, në stadiumin Santiago Bernabeu. Këtë herë, skuadra e Ernesto Valverdes siguroi fitore me rezultat 1:0, në kuadër të La Ligës, transmeton Gazeta Express.
Golin e fitores për Barcelonën e shënoi mesfushori kroat, Ivan Raktici, i cili e mposhti portierin Thibaut Courtois në minutën e 26-të të ndeshjes. Pikërisht për shkak të këtij goli, Ivan Rakitici e mori notën më të lartë nga të gjithë, 8.2.
Pas tij renditen Sergi Roberto (8.1), Clement Lenglet (8.0) e Lionel Messi (7.2). Nga skuadra e Real Madridit, vlerësimin më të lartë e mori Luka Modrici (7.0) dhe i riu Sergio Reguilon (6.9).
Vlerësimin më të ulët e mori Gareth Bale(6.2), Casemiro (6.3) si dhe Ousmane Dembele, gjithashtu ,e 6.3 . /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE