Nesër do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit.Xherdan Shaqiri së bashku me skuadrën e tij, Liverpoolin – sot kanë udhëtuar drejt Madridit për ti bërë përgatitjet e fundit para finales, shkruan GazetaBlic.Kështu në rast se Liverpooli triumfojnë nesër ndaj Tottenhamit, djali nga Zhegra bëhet lojtari i parë shqiptar që shpallet dy herë kampion i Evropës, me Bayernin dhe Liverpoolin.
Pak orë më herët Shaqiri përmes një postimi në instagram ka njoftuar se po merr rrugën për në ‘Wanda Metropolitano”./GazetaBlic/