Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Në Konferencën e Lindjes në NBA vazhdon dueli mes Toronto Raptors dhe Milwaukee Bucks për një vend në finale dhe për momentin sfida është në ekuilibër të plotë, 2-2, me secilën palë që ka fituar ndeshjet shtëpiake.Në rrugëtimin fantastik të Toronto Raptors këtë sezon shpesh ka rënë në sy prania e rapperit Drake, i cili kohët e fundit po përfundon në qendër të vëmendjes për sjelljen e tij, aq sa shpesh është dukur sikur është ai trajneri dhe jo Nick Nurse shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.Këngëtari, i cili në rrjetet sociale akuzohet me humor se sjell ters, për shkak se shpesh fotografohet me lojtarë që më pas humbasin ndeshje të rëndësishme, është gjithnjë i pranishëm në ndeshjet e Torontos, duke bërë tifozllëk, duke tërhequr vëmendjen dhe duke festuar me lojtarët, përveçse ndonjëherë përqafon edhe trajnerin Nurse.
Në finalen e Konferencës Drake ka qenë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes, aq sa ka irrituar gjithë tifozët e Milwaukee, mbi të gjitha për shkak se në ndeshjen e fundit qeshi dhe vuri në lojë yllin e Bucks Giannis Antetokounmpo, pasi ky gaboi 3 gjuajtje të lira.Georgios Dimitropoulos, një ndër drejtuesit e agjencisë që përfaqëson Antetokounmpo, postoi një mesazh të hidhur në Twitter: “Imagjinoi një koncert muzikor dhe një sportist që shkon te zona VIP, shumë pranë grupit që këndon në skenë, ndërsa më pas ngjitet në skenë dhe bën gjithçka që të bjerë në sy, duke e ditur se kamerat janë mbi të, ndonjëherë duke i bërë masazh këngëtarit. Forcat e sigurisë dhe këngëtari e lejojnë. Nuk kam parë kurrë një mungesë të tillë respekti më parë…”.
E përditshmja Milwaukee Journal Sentinel nuk vret mendjen për diplomaci dhe i bie drejtpërdrejt: “Gjithë Milwaukee e urren Drake, i cili nuk është pronari i Raptors, por gjithsesi lejohet të bëjë gjithçka dëshiron, edhe të futet në parket”.
Tifozë të Bucks kanë bërë kërkesë drejtuar radios më të madhe lokale që të mos transmetojë më asnjë këngë të Drake, ndërsa njëri shkruan në Twitter: “Nuk mendoja se do e thosha ndonjëherë, por uroj që Drake të kthehet të bëjë më shumë muzikë të tmerrshme, nga ajo që të shkatërron veshët”.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE