Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Veniten shpresat e Charlotte Hornets për një vend në zonën play off në Konferencën e Lindjes në NBA. Skuadra me pronar legjendën e basketbollit amerikan, Michael Jordan, u dorëzua pa kushte në parketin e Golden State Warriors, 137-90.Trioja e përbërë nga Steph Curry (25 pikë), Klay Thompson (24 pikë) dhe Quinn Cook (21 pikë) dominoi që në fillim të sfidës, ndërsa në radhët e Hornets i vetmi që u shpëtoi kritikave ishte Guillermo Hernangomez, që e mbylli takimin me 22 pikë të shënuara.Humbje në minutat e fundit për Denver Nuggets 90-95 ndaj Washington Wizards, edhe pse skuadra nga Colorado e udhëhoqi takimin thuajse në tre perioda. Troy Brown me 24 pikë dhe dyshja e formuar nga Jabari Parker (20 pikë) dhe Thomas Bryant (20 pikë e 14 “rebound”) u dhuruan fitoren e papritur skuadrës mike.
Sukses plot shkëlqim për Los Angeles Clippers 113-96 ndaj Memphis Griezzlies. Spikati veçanërisht Danillo Gallinari me 27 pikë e 14 “rebound”, pa nënvlerësuar mbështetjen e Montrezl Harrell (20 pikë) dhe të Lou Williams (17 pikë).San Antonio Spurs dështuan 106-113 përballë Sacramento Kings, me Buddy Hield që rezultoi më i miri për Kings me 26 pikë, por kjo fitore vlen vetëm për statistikë, pasi Sacramento është matematikisht jashtë zonës play off.Pengu i skuadrës teksane, e drejtuar nga Gregg Popovich, është fakti se nuk përfitoi nga humbja e papritur e Oklahoma City Thunder 103-106 ndaj Dallas Mavericks. Nuk mjaftuan 27 pikët dhe 11 “rebound” të Paul Geroge, apo “triple-double” i Russell Westbrook (25 pikë, 11 asiste e 11 “rebound”), pasi Mavericks përmbysën gjithçka në minutat e fundit falë lojës së Trey Burke dhe Jalen Brunson, respektivisht me 25 dhe 18 pikë.
Fitore pa vlerë e Los Angeles Lakers, 102-130 në parketin e New Orleans Pelicans pa praninë e LeBron James, ndërsa Milwaukee Bucks, të konfirmuar forcë e parë në Lindje, lëshuan ndaj Atlanta Hawks, duke u mposhtur me vetëm një pikë diferencë në kohën shtesë, 136-135.gazetalajm

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE