Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Prej 21 deri më 30 qershor në Minsk të Bjellorusisë do të mbahet edicioni i dytë i Lojërave Evropiane. Lojërat e para u mbajtën në Baku, katër vjet më parë, ndërsa Kosova fitoi medalje të bronztë nëpërmjet xhudistes Nora Gjakova.
Prapë xhudistët pritet t’i sjellin medalje Kosovës nga kjo ngjarje shumësportëshe. Pritet të garojë i tërë ekipi i Kosovës në xhudo, por gjithsej 25 sportistë kërkojnë të përfaqësojnë Kosovën në Minsk. Këtë e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës të premten. KOK-u nuk i ka bërë të ditur emrat, por ka njoftuar se 25 sportistë të shtatë sporteve të ndryshme kanë aplikuar për pjesëmarrje në “Minsk 2019”.
Organizatori i Lojërave Evropiane ka kërkuar listë të gjerë të sportistëve nga vendet pjesëmarrëse, ndërsa 28 shkurti ishte dita e fundit për të dorëzuar atë. Pas një muaji organizatori do të vendosë për sportistët që do të marrin pjesë. Tashmë është konfirmuar vetëm boksierja Donjeta Sadiku, që ka marrë ftesë. Pos xhudos e boksit, Kosova mund të përfaqësohet edhe në karate, mundje, pingpong, shigjetari e çiklizëm.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE