Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se ai do të ishte i kënaqur po ta kishte mundësinë të luante për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Kloppin, por e pranon se kjo gjë ka shumë pak gjasa të ndodhë së shpejti.
Suarezi kishte qenë njëri ndër lojtarët e preferuar të tifozëve në Anfield, pasi i kishte shënuar 69 gola në 110 paraqitje për Liverpoolin. Ai u transferua në vitin 2011 nga Ajaxi dhe ishte golashënuesi më i mirë në sezonin 2013/14, kur Liverpooli kishte qenë shumë afër shpalljes si kampion.
Statistikat e tij si golashënues janë përmirësuar edhe më shumë që kur u transferua në Barcelonë. 31-vjeçari i ka shënuar 125 gola në 149 ndeshje, falë edhe ndihmës të njërit prej futbollistëve më të talentuar të të gjitha kohëve, Lionel Messit.
“Për momentin unë dhe Kloppi punojmë për dy klube të ndryshme, kështu që për momentin nuk kam çfarë të them për këtë gjë. Por, po, çdo lojtar do të donte të stërvitej nga një trajner si ai”, ka thënë Suarez.
“Kushdo që ka luajtur ndonjëherë për Liverpoolin mbetet gjithmonë i lidhur për këtë klub, për tëre jetën e tyre. Ekipi i tyre tani po luan futboll të mrekullueshëm dhe unë jam shumë i interesuar ta shoh çfarë do të bëjnë këtë vit. Mendoj se mund të presim shumë nga ta”.
Liverpooli është për momentin lider i Premierligës, pasi që ka katër pikë më shumë se klubi në pozitën e dytë në tabelën e ligës angleze, Manchester City. Nëse arrin ta mbajë këtë pozitë deri në fund të sezonit, Liverpooli do të shpallet kampion për herë të parë që nga viti 1990.
(Kosova Sot)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE