Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Interi është i gatshëm të shpenzojë shumë para gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, për ta transferuar dyshen kroate të La Ligës, mesfushorët Luka Modric dhe Ivan Rakitic, sipas Calcio Mercatos.

Ivan Rakitici besohet se së shpejti do ta humbë pozitën e tij në formacionin e parë të Barcelonës, pas transferimit të Frenkie de Jongut nga Ajaxi, i cili do t’i bashkohet skuadrës katalonase në fund të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.
Në anën tjetër, Modrici kishte qenë afër largimit nga Real Madridi për Interin gjatë verës së kaluar dhe gjiganti italian dëshiron ta vë në lëvizje përsëri këtë mundësi, me shpresën se këtë herë do të tregohen më të suksesshëm.
Zikaltrit kanë pasur probleme me mesfushën gjatë kohës së fundit dhe për këtë arsye drejtorët e Interit janë të gatshëm t’ia bëjnë Rakiticit të Barcelonës një ofertë të mirë, përkundër që kroati së fundi kishte bërë të ditur se dëshiron të pensionohet në Katalonjë.
Në anën tjetër, Interi do ta ketë po aq të vështirë ta bindë edhe Modricin, përkundër që për një transferim të tillë ishte spekuluar edhe vitin e kaluar, pas disa mosmarrëveshjeve mes mesfushorit kroat dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE