Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Udhëheqësi i Mercedesit, Toto Wolff nuk ishte i sigurt nëse britaniku do të mund të konkurronte për një titull botëror në vitin 2018.
Formula 1 ka qenë e dominuar nga Mercedesi gjatë pesë viteve të fundit, me Lewis Hamiltonin duke fituar katër prej tyre.
Tani 34-vjeçari që ka fituar pesë tituj në karrierë, mund të synojë rekordin e Michael Schumacherit me shtatë kampionate botërore.
“Ne gjithmonë duhet të presim dhe të shohim se si Lewis do të reagojë në fillim të kampionatit” tha Wolff për Formulën 1.
“Ai fluturoi në Shangai dhe pastaj në Nju Jork përpara Grand Prix të Singaporit, por për të qenë të sinqertë, ne kemi pasur dyshimet tona në lidhje me britanikun”, tha gjermani.
Sezoni i ri 2019 është pak më shumë se një muaj larg nga fillimi në Australi, ku zhurmat e bolidëve do t’i dëgjojmë më 17 mars.
Ndryshe, Daniel Ricciardo e ka lënë Red Bullin për t’iu bashkuar Renaultit, ku u zëvendësua nga garuesi i ri francez, Pierre Gasly. /Telegrafi/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE