Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Një tjetër ndeshje e madhe për Vinicius që u shfaq përpara mediave pas përfundimit të ndeshjes në të cilën përveç lojës fantastike, ai arriti të gjeje edhe rrjetën.
”Po, është e vërtetë, ndjehem i rëndësishëm por ashtu si gjithë të tjerët në skuadër. Po punojmë sëbashku për të ngritur nivelin tonë ekipor. Luaj në Real Madrid, në ekipin më të mirë në botë dhe nuk kam frikë nga asgjë.”
”Jemi të qetë dhe jam i lumtur të përballem me atë që vjen. Jemi në formën më të mirë të sezonit, kështu mendoj. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Ka qenë një ditë e madhe. Tani le të fokusohemi tek ndeshja në kupë ndaj Barcelonës.”
”Titullar? Kemi lojtar fantastik këtu. Unë thjesht dua të punoj tek Real Madridi, ashtu si çdo kush tjetër”, ishin fjalët e tij pas ndeshjes.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE