Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Philippe Coutinho është bërë një problem për Barcelonën. Ajo që dihej para rënies në Ligën e Kampionëve vetëm sa u konfirmua gjatë disfatës 4:0 në Anfield, pasi që braziliani u zhduk në fushë më shumë sesa zakonisht.
Barcelona dëshiron ta sjellë një sulmues të frikshëm dhe të fuqishëm në skuadër, mirëpo këtë gjë mund ta arrijë vetëm nëse e shet brazilianin Philippe Coutinhon, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.
Klubi do të tentojë ta shesë atë dhe t’i përdorë para e fituara nga kjo shitje për të investuar edhe më shumë në skuadër. Shitja e Coutinhos do t’i largonte edhe 13.5 milionë euro nga shuma që katalonasit paguajnë për pagat e lojtarëve
Plani i Barcelonës për afatin kalimtar të verës e tregon qëllimin e katalonasve: të investohet me qëllim që sezonet e ardhshme të jenë edhe më të suksesshme sesa sezoni aktual.
Pasi që Camp Nou është kthyer kundër Coutinhos, as deklaratat e Lionel Messit në mbështetje të brazilianit s’mund ta ndryshojnë fatin e tij në Barcelonë.
Coutinho ishte mjaft mbresëlënës për gjysmësezoni, mes janarit dhe majit të vitit 2018, kur i shënoi dhjetë gola dhe i fitoi dy tituj. Por, tani braziliani po përballet me shumë kritika për paraqitjet e tij.
Në La Liga, ai e ka shënuar vetëm një gol në 22 paraqitje, ndërsa në Ligën e Kampionëve shënoi kundër Manchester Unitedit, Lyonit dhe Tottenhamit.
Ai është lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit katalonas, mirëpo Coutinho ka dështuar në Barcelonë dhe tani pritet që të largohet nga ty. Hapi i tij i radhës besohet se do të jetë në Premierligë, ku i kaloi pesë sezone e gjysmë me Liverpoolin, me 201 ndeshje dhe 54 gola. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE