Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Premierliga angleze rikthehet këtë fundjavë për të zhvilluar ndeshjet e xhiros së 32-të.
Kampionati anglez do të hyjë në një fazë finale dhe shumë interesante, me Liverpool dhe Manchester City që do të luftojnë deri në fund për kreun e tabelës.

Renditja momentale e sheh Liverpoolin lider me 76 pikë, me dy pikë më shumë se City, por me një ndeshje më tepër të zhvilluar.
Derisa për tifozët puna e titullit mbetet enigmatike dhe mezi presin përfundimin e sezonit për të parë se kush do të triumfojë, një super kompjuter në Angli tashmë ka parashikuar të gjitha.
Super kompjuteri ka parashikuar rezultatet e ndeshjeve të fundit të Premierligës, duke e nxjerr Manchester Cityn kampion.
Skuadra e Pep Guardiolas sipas këtij parashikimi, do të mbyll kampionatin me 98 pikë, një më shumë se Liverpool, për të vazhduar me Tottenham dhe Manchester United.
Arsenal dhe Chelsea do të mbesin jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, ndërsa Carfiff City, Fulham dhe Huddersfield Town do të largohen nga Premierliga./Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE