Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Zvicra ka udhëtuar për herë të fundit drejt Portugalisë për një kualifikues të Kupës Botërore dy vjet më parë.Në këtë ndeshje, Granit Xhaka pranon se së bashku me bashkëlojtarë ishin frikësuar nga ballafaqimi me Cristiano Ronaldon, por të cilën gjë nuk do ta përjetojnë gjatë ditës së sotme.Futbollisti shqiptar ka bërë një krahasim mes yllit portugez dhe super lojtarit të Chelseat, Eden Hazard, me të cilin u takua në finalen e humbur të Ligës së Evropës.
“Mendoj se ne kemi parë cilësitë e Hazardit jo vetëm në finale, por edhe në të tjera. Ai është një nga më të mirët në botë dhe nesër (sot) do të shohim një tjetër, Ronaldon, i cili sigurisht ka edhe më tepër cilësi se sa belgu.“Ne jemi këtu për të paraqitur më të mirën tonë dhe ne presim jo vetëm që të takojmë Ronaldon, por edhe të luajmë”, ka pohuar shqiptari.Portugalia është një ekip kompakt dhe ka lojtarë të shkëlqyeshëm individual, shtoi mesfushori.
Ndryshe, portugezët dhe zviceranët do të luajnë gjatë mbrëmjes së sotme në kuadër të Ligës së Kombeve me fillim në ora 20:45.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE