Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini ka kaluar testet mjekësore në klubin kinez, Shandong Luneng.
Fellaini postoi një fotografi në llogarinë e tij të Instagram në aeroportin e Manchesterit përpara se të shkonte në Kinë, pasi të dyja klubet kishin rënë dakord për transferim prej 10 milion funtesh, shkruan GazetaBlic.
Sky Sports News raporton se Fellaini ka përfunduar testet mjekësore para se të largohej nga Old Trafford.
Fellaini është larguar nga klubi që ka shënuar 22 gola në 177 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar FA Cup, EFL Cup dhe Europa League.
/GazetaBlic/