Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Italia është këndellur, derisa ka regjistruar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje të zhvilluara në muajin Mars.Fillimisht, të shtunën, azzurët mposhtën Finlandën me rezultat 2-0, kurse mbrëmë viktimë e radhës ishte
Liechtenstein’i, të cilin e dërmuan totalisht 6-0, shkruan GazetaBlic.Por ky rezultat si duket nuk do të jetë i vlefshëm vetëm për tre pikë në kualifikime, pasi Italia nuk ka fituar me gjashtë gola diferencë që nga viti 1962, kur atëbotë fitonin ndaj Turiqsë, 6-0.
Gjashtë gola kishin shënuar edhe në muajin Mars të vitit 1993, por pranuan një gol nga Malta.Një fitore diçka më të lehtë prej 5-0 e realizuan në vitin 2017 në kualifikimet për kampionatin botëror.Kështu, sipas mediave në Apenine, fitorja e mbrëmshme do të përmendet gjatë në margjinat e historisë. Gjithashtu “të kaltërit” nuk kishin e nisur ciklin kualifikues me dy fitore tash e një kohë të gjatë.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE