Një takim i De Laurentis dhe Al Khelaifit në Paris duket se ka përfunduar me sukses. Dy bosat e skuadrave të njohura evropiane kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Allan te PSG.
Ylli i Napolit pritet të kaloi te gjiganti francez për një shumë që pritet të jetë goxha e lartë. Por, Napoli e ka gati zëvëndësuesin e tij. Mesfushori i Villarealit, Fornals është shumë pranë kalimit te skuadra italiane.
Ancelotti e pëlqen shumë 22 vjeçarin spanjoll dhe ka urdhëruar skuadrën që të paguajë 28 milionë për Fornals. /Indeksonline/