UEFA ka bërë të ditur arbitrin e ndeshjes mes Turqisë dhe ai do të jetë gjermani Tobias Shtiler. 37- vjeçari është arbitër i rëndësishëm në vendin e tij, por edhe në arenën evropiane.Shtiler nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi më parë ka arbitruar edhe një ndeshje të Partizanit në kualifikueset e Kupave të Europës kundër Stromgodset.
Shtiler ka qenë arbitër edhe në ndeshjen e Juventusit kundër Young Boys në transfertë, e cila u fitua nga këta të fundit.
Megjithatë, ishte një përballje pa dëme, pasi bardhezinjtë e kishin siguruar kualifikimin. Në Ligën e Europës arbitroi Rapid Vjenë-Inter dhe u dha penallti zikaltërve, që u shënua nga Lautaro Martinez.Ndërkaq, Shtiler do të ndihmohet nga asistentët Majk Pikel dhe Kristian Gintelman.
Kujtojmë se Shtiler njihet si një gjyqtar i qetë që nuk dhuron shumë kartuç, por mjaft i drejtë në detyrën e tij./GazetaBlic/