Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe po zhvillohet Kupa e Azisë me fazën e grupeve që po shkon drejt fundit. Por më shumë sesa forma që po shfaqin skuadrat pretendente xhiron e botës po e bën një penallti e akorduar në sfidën mes Australisë dhe Sirisë, 11-metërsh shumë i çuditshëm që nuk është parë kurrë në historinë e futbollit.Në minutën e 80 pas një kontakti në zonë futbollisti i Sirisë Al Soma u rrëzua në tokë me gjyqtarin që pas këshillimit edhe me asistenët e tij akordoi 11-metërsh për Sirinë, penallti që u kthye në gol nga Al Soma që barazoi shifrat në 2-2.
E veçanta në gjithë këtë mes ka të bëjë me faktin se Al Soma nuk u pengua nga një lojtar i Australisë por nga një shok skuadre.Një gol që mund t’i jepte kualifikimin Sirisë por për fatin e mirë nuk rezultoi vendimtari pasi në fund rrjeta e Rogic i dha suksesin 3-2 Australisë dhe eliminoi Sirinë nga Kupa e Azisë. Kjo penallti ishte një tjetër tregues pse VAR është i domosdoshëm në futboll për të shmangur çmenduritë e gjyqtarëve.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE