E ardhmja e Alvaro Moratas është larg Chelseat.
Sulmuesi i cili u transferua me shumë bujë në Stanford Bridge tashmë ka bërë të ditur se do të largohet.
Siç është raportuar nga Tuttosport, Alvaro Morata ka refuzuar një ofertë nga skuadra gjermane Borussia Dortmund.
Sulmuesi spanjoll është interesuar për rikthimin e tij në Itali, ku Milan është i interesuar për lojtarin.
Nga kuqezinjtë mund të largohet Higuain për t’i lënë vend një sulmuesi më të ri që mund të jetë Morata. /IndeksOnline/