Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, i ka nxitur edhe më shumë spekulimet se Eden Hazard do të largohet nga Chelsea në verë dhe do t’i bashkohet kampionit evropian.
Sergio Ramos ka nisur nga sot ta ndjekë Eden Hazardin në rrjetin social Instagram, gjë që aludon edhe më shumë në një kalim të belgut në Real Madrid në këtë verë.
Gazeta spanjolle “AS” kishte raportuar në fillim të këtij muaji se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Hazardit në verë. Tani, mendohet se klubet janë drejt finalizimit të marrëveshjes për 28-vjeçarin.
Belgut i skadon kontrata me Chelsean verën e vitit 2020.
Mësohet se Chelsea i kërkon rreth 115 milionë euro për Hazardin, derisa Real Madridi e vlerëson atë rreth 80 apo 90 milionë euro, sidomos duke e ditur se verën tjetër ai do të ishte lojtar i lirë.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE