Ngolo Kante njihet përveç cilësive të larta si mesfushor, edhe për sjelljet e tij tejet në nivel.
Se Kante është djalosh shpirtbardhë, e ka dëshmuar këtë me një rast tjetër.
Ylli i Chelseat ka shprehur vullnetin për të financuar kërkimet për Emiliano Sala.
Mesfushori francez ishte bashkëlojtar me Sala te skuadra e Caen.
Dy futbollistët ishin bashkëlojtarë në edicionin 2014-2015 te skuadra franceze./Indeksonline/