Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Bardhekaltrit do ta zhvillojnë të mërkurën ndeshjen e ardhshme ndaj ekipit gjerman, S.Oliver Würzburg
Klubi i basketbollit Prishtina do ta kërkojë fitoren e dytë në rrethin e dytë të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup, shkruan Gazeta Express.
Bardhekaltrit në tri ndeshje të zhvilluara e kanë shënuar një fitore dhe i kanë pësuar dy humbje.
Ndërsa, të mërkurën ata do të luajnë në kryeqytet në tentim që ta regjistrojnë fitoren e dytë.
Prishtinasit do ta presin në Pallatin e Rinisë ekipin gjerman, S.Oliver Würzburg.
Skuadra më e madhe kosovare e kërkon përkrahjen e lojtarit të tyre të gjashtë – tifozëve “Plisat” për ta shijuar bashkërisht fitoren e dytë.
Prishtinasit ishin të suksesshëm në fazën e parë të grupeve të këtij kompeticioni.
Ata e kishin nisur sezonin e ri në Champions League, por prej aty u eliminuan herët.
Gjithashtu, ata u regjistruan fillimisht në Ligën Ballkanike, por u tërhoqën më pas për shkak të angazhimeve të shumta, në kampionatin vendor dhe në FIBA Europe Cup. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE