Mesfushori i Chelseat, Ruben Loftus-Cheek është larguar nga skuadra e Anglisë për kualifikimet e tyre të Euro 2020 për Çekinë dhe Malin e Zi.23-vjeçari erdhi nga stoli i Chelseat për 25 minutat e fundit të humbjes së Premierligës së djeshme ndaj Everton, shkruan GazetaBlic.Por duket se ai ka pësuar një dëmtim gjatë asaj paraqitje – sepse ai është larguar nga skuadra e Gareth Southgate.
As FA, por as Chelsea nuk kanë komentuar natyrën e dëmtimit të Loftus-Cheek.Gjiganti i Manchester Cityt John Stones dhe Fabian Delph janë larguar gjithashtu nga skuadra.Mesfushori i Southampton, James Ward-Prowse është thirrur si zëvendësues.
/GazetaBlic/