Sipas Marca, Gonzalo Higuain i Milanit e ka pranuar ofertën nga Chelsea dhe është vendosur të ribashkohet me ish-teknikun e tij, Maurizio Sarri, ku ka luajtur më parë tek Napoli.Mediat raportojnë se marrëveshja mund të finalizohet në orët e ardhshme, me Alvaro Moratën që kërkon të largohet nga Premier Liga, shkruan GazetaBlic.Ndërkaq spanjolli është lidhur me një transferim në Sevilla.
Chelsea ka përfunduar tashmë nënshkrimin me Christian Pulisic, i cili do të lëvizë në fund të sezonit, nga Borussia Dortmund për tek ‘Blut’.Kujtojmë se Sarri po e kërkon me ngul sulmuesin ‘vrastar’ të Milanit dhe me gjasë këto ditë do të zbarkoi në ‘Stamford Bridge’.
/GazetaBlic/