Klubi francez, Nantes është dënuar me një shumë prej 21,000 euro, pasi tifozët e klubit kishin ndezur fishekzjarre – gjatë koreografisë në kujtim të Emiliano Sala, i cili vdiq në një aksident me avionin e tij privat.Komisioni disiplinor i Ligue 1 gjobiti Nantes me (16,500 €) pasi tifozët ndezën mjete piroteknike dhe në ndeshjen e ligës kundër St Etienne më 30 Janar. Kjo ishte ndeshja e parë e ekipit të Nantes, pas zhdukjes së sulmuesit argjentinas, shkruan The Telegraph, përcjell GazetaBlic.Ata gjithashtu u gjobitën me 4,500 euro për sjellje të ngjashme nga tifozët në ndeshjen e tyre të ligës kundër Nimes më parë këtë muaj.
/GazetaBlic/