Vullnet Basha është prej lojtarëve më të pëlqyer nga tifozët e skuadrës së njohur polake, Wisla Krakow. Por fare lehtë ka mundur të ndodhë që Basha të jetë duke luajtur në nivel amator me Wislan, apo që të largohet në drejtim të ndonjë skuadre tjetër.
Wisla Krakow, gjatë këtij edicioni, deri në janar, është përballur me vështirësi të mëdha financiare. Dhe ka tejkaluar ato në mënyrë jo shumë të zakontë – falë vullnetit të lojtarit të njohur polak Jakub Blaszczykowski. Ai ka dhënë qindra e mijëra euro donacion për pagat e lojtarëve, që klubi ua kishte borxh, shkruan sot Koha Ditore.
Po ashtu, është kthyer që të luajë pa pagesë për skuadrën me të cilën ishte paraqitur prej vitit 2004 deri në vitin 2007. Tani Blaszczykowski është bashkëlojtar me Bashën. Është kapiten i mesfushorit shqiptar që ka një paraqitje me Shqipërinë.
“Është e vërtetë që Blaszczykovski ka mbajtur klubin në elitë. Sikur të mos ndihmonte ai klubin, Wisla nuk do të luante më në ‘Ekstraklasa’. Tani do të ishte duke luajtur në një ligë amatore të Polonisë, me gjasë në kategorinë e katërt. Ishim për shtatë muaj pa rroga, ndërsa pasi erdhi Blaszczykowski situata është rregulluar. Për momentin nuk kemi telashe ekonomike. I kemi marrë të gjitha rrogat. Por për sa kohë do të zgjatë kjo, nuk e di”, ka thënë Basha për gazetën…
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.