Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Manchester Unitedi është gati të paguajë klauzolën e lirimit prej 36 milionë euro dhe të transferojë mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.
Giallorossët janë duke negociuar për të rritur ose hequr klauzolën tërësisht në një kontratë të re, por deri më tani nuk ka pasur marrëveshje mes palëve.
Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Manchester Unitedi është i gatshëm të paguajë 36 milionë euro në fund të sezonit.
Ata gjithashtu do ta tundojnë reprezentuesin grek të largohet nga Stadio Olimpico, pasi pritet t’i ofrojnë një pagë prej gjashtë milionë eurosh në vit.
Manolas ka qenë në Romë që nga viti 2014, ndërsa më parë ka luajtur për skuadrat greke si Thrasyvoulos, AEK Athens dhe Olympiacos.
Manchester United nuk janë të vetmit që janë të interesuar për të transferuar mbrojtësin grek.
Rivali italian, Juventusi, gjithashtu po e mban parasysh situatën, dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë sikurse më parë me Miralem Pjanic, të cilit ia pagoi klauzolën. /Telegrafi/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE