Ernesto Valverde drejtoi Barcelonën për herë të 100-të si trajner të mërkurën dhe përfundoi duke shënuar fitoren e 68-të, ndërsa ai bëri një hap të madh para drejt arritjes së “tripletës”, një gjë që më herët me Barçën e kishin arritur Pep Guardiola e Luis Enrique.
Mirëpo, mbeten dyshime të mëdha nëse Barcelona është e fortë edhe për pjesën tjetër të Evropës, siç po del e fortë për Real Madridin.
Barcelona është favorite kryesore për të fituar La Ligan, ka një epërsi prej shtatë pikëve ndaj Atletico Madridit, që zë vendin e dytë dhe nëntë ndaj Realit, që zë vendin e tretë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
Po ashtu skuadra po pritet të fitojë edhe Kupën e Spanjës, ku tashmë është në finalen që do të mbahet më 25 maj.
Dhe kualifikimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve po duket shumë i mundur, pasi skuadra katalonjase ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në udhëtim kundër Olympique Lyonit…
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.