Marcelo do të largohet nga Real Madridi.Pas 12 vjetësh qëndrimi në “Santiago Bernabeu”, mbrojtësi brazilian ka vendosur të largohet nga “Mbretërit”.Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshje me Juventusin.
Braziliani pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me “Zonjën e Vjetër”, dhe pritet të përfitojë rreth 12 milionë euro në sezon.30-vjeçari këtë sezon me trajnerin Solari, ka vetëm 13 paraqitje në La Liga, duke mos qenë i preferuari i trajnerit argjentinas.



















