Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid është ndjerë shumë, por sipas portierit Thibaut Courtois, dhoma e zhveshjes në ‘Santiago Bernabeu’ nuk po e vajton ish humbjen e yllit të tyre.
33 vjeçari u largua nga Real Madrid si golashënuesi më i mirë në histori të klubit, për t’iu bashkua kampionëve të Italisë, Juventusit.
Fillimi i sezonit te Real Madrid nuk ishte për t’u mbajtur mend, ku rezultatet e dobëta çuan në shkarkimin e Julen Lopetegui, për të cilën gjë fajësohej edhe Florentino Perez, që ka pranuar të shesë Cristiano Ronaldon.
“Nuk është folur për të në dhomën e zhveshjes”, ka thënë Courtois gjatë një interviste për mediet belge, përcjell ‘lajmi.net’.
“Është kryesisht shtypi që merret me emrin e tij. Ka pasur ndeshje që kemi humbur dhe në të cilën kemi pasur dhjetë raste shënimi, por nuk kemi shënuar”, ka shtuar ai.
“Në të njëjtën kohë ai ka shënuar dy gola për Juventusin. Atëherë është e lehtë të flasësh për të”./Lajmi.net/