Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Kampionët e Gjermanisë kanë bërë një tjetër ofertë për yllin e Lille.
Bayern Munich do të mbetet pa dy ikonat e klubit në përfundim të sezonit. Kampionët në fuqi të Bundesligës nuk do të rinovojnë kontratën me Franck Ribery dhe Arjen Robben, e për rrjedhojë duhet të mendojnë për emrat që do t’i zëvendësojnë.
Drejtuesit bavarezë kanë përqendruar vëmendjen te Nicolas Pepe si përforcim të mundshëm në verë, madje kanë gati edhe ofertën për brazilianin e Lille.
Plot 70 milionë euro mësohet se do të jetë oferta për futbollistin 24 vjeçar i cili pëlqehet shumë edhe nga Arsenali në Premier Ligë.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE