Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

E gjendur në bregun lindor të Kyushut, ishull jugor i Japonisë, prefektura Fukuoka është e njohur për oborret e zbukuruara, për një kështjellë magjike të shekullit të 17-të, një muze të artit i rinovuar së fundi dhe po ashtu për ushqime të detit.

Po ashtu, do të jetë nikoqire e Kupës së Botës në ragbi. Por këtij destinacioni turistik në ngritje mund t’i shtohet edhe një atraksion tjetër në listë në vitet në vijim: shtegu i garave Kitakyushu. Pikërisht këtu ylli në ngritje japonez i MotoGP ka marrë hapat e parë, shkruan sot Koha Ditore.

Në mars, pas një gare dramatike hapëse në Katar, 19-vjeçari Kaito Toba bëri histori duke u bërë motoçiklisti i parë japonez që fitoi një garë në Moto3 dhe i pari në 12 vjet që ka fituar në kategorinë më të lehtë të garave me motoçikleta.

Ai është talent i dalluar në mesin e një numri të madh të motoçiklistëve të rinj japonezë që po dalin në skenë. Po priten gjëra të mëdha nga ai. I lehtë, me fytyrë të re dhe me zë të butë, Toba rikujton përvojat e tij të para në motoçikletë…

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE