Këtë sezon, argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi, mund ta thyejë rekordin e vet për më së shumti Këpuca të Arta të fituara. Për momentin ai i ka pesë, ndërsa Cristiano Ronaldo i ka katër.
Fituesi i sezonit të kaluar të Këpucës së Artë, Lionel Messi, do të tentojë ta mbrojë titullin e tij. 34 golat e sezonit të kaluar ia fituan atij për të pestën herë këtë çmim, duke e lënë pas vetes rivalin, Cristiano Ronaldon, transmeton Gazeta Express.
Deri më tani, argjentinasi e ka bërë një punë të mirë për ta fituar këtë çmim për të gjashtën herë, pasi që për momentin është golashënuesi më i mirë në Evropë, me 32 golat e tij që vlerësohen me 64 pikë.
Çmimi ndahet përmes një sistemi sipas të cilët një gol në ligat më të mira është baras me dy pikë, ndërsa golat e shënuara në ligat më të dobëta të Evropës vlejnë vetëm një pikë.
Lista e Top 10 golashënuesve më të mirë për momentin në Evropë:
1. Lionel Messi (Barcelona): 32 gola – 64 pikë
2. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain): 27 gola – 54 pikë
3. Fabio Quagliarella (Sampdoria): 21 gola – 42 pikë
4. Krzysztof Piatek (Genoa/Milan): 20 gola – 40 pikë
5. Cristiano Ronaldo (Juventus): 19 gola – 38 pikë
6. Luis Suarez (Barcelona): 19 gola – 38 pikë
7. Robert Lewandowski (Bayern Munich): 19 gola – 38 pikë
8. Sergio Aguero (Manchester City): 19 gola – 38 pikë
9. Duvan Zapata (Atalanta): 19 gola – 38 pikë
10. Mbaye Diagne (Kasimpasa/Galatasaray): 23 gola – 34.5 pikë