Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Raphael Varane është objektivi numër një i Juventusit për të forcuar mbrojtjen e tij, këtë verë. Kjo është bërë me dije nga disa media italiane, të cilat shpjegojnë se, pas dështimit me De Ligt, që duket se ka marrë rrugën drejt Barçës, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do t’i përqendrojnë të gjitha përpjekjet te francezi i të bardhëve. Megjithatë, në Itali janë të bindur se operacioni “Varane” është shumë i komplikuar, për shkak se Real Madridi e ka bërë të qartë se do ta lejojë të largohet vetëm nëse dikush paguan 500 milionë euro të klauzolës përkatëse.
Në “Santiago Bernabeu”, përfshirë edhe trajnerin Zidane, nuk e mendojnë largimin e Varane. Ky i fundit nuk ka thënë asgjë për të ardhmen e tij, por po mendohet nëse do të vazhdojë apo jo me Real Madridin shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.Francezja “L’Equipe”, kohët e fundit njoftoi se Varane po mendon për të ardhmen e tij. Ai duket të jetë në kërkim të një sfide të re, pavarësisht kthimit të bashkatdhetarit Zinedine Zidane si trajner në “Bernabeu”. Qendërmbrojtësi ka kontratë deri në vitin 2023, por është i interesuar t’i rritet paga.
Këtë e justifikon me statusin që ka tashmë, si fitues i Kupës së Botës dhe i katër Champions-ve. Gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu”, francezi ka fituar 15 trofe. Real Madridi ka nënshkruar me mbrojtësin Eder Militao nga Porto kohët e fundit.
Braziliani është një lojtar, që mund të luajë si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në të djathtë për klubin spanjoll, por nuk llogaritet si pauses i Varane për momentin.

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE