Feronikeli mbrëmë u kurorëzua edhe me titullin e dytë, njëkohësisht të tretin për këtë edicion.Djelmoshat e Zekirija Ramadanit fituan Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhtën Trepçën’89 me rezultat bindës, 3-1, shkruan GazetaBlic.Kjo nënkupton se edhe Superkupa u takon atyre, pasi sipas rregullave në Superligën e Kosovës, nëse fituesi i kampionatit e merr edhe kupën, atëherë Superkupën e fiton automatikisht.
Kjo, kuptohet që nuk do të kalojë pa u festuar në mënyrën më të mirë të mundshme.Klubi nga Drenasi ka marrë përsipër të gjitha masat e organizimit për mbrëmjen e sotme në sheshin “Fehmi Lladrovci”, derisa në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook” u kanë bërë thirrje të gjithë tifozëve që të dalin në festë.Feronikeli sot feston titullin e kampionit të Kosovës në futboll, gjithashtu edhe DigitAlb Kupën e Kosovës, me një ceremoni fantastike që është paraparë të fillojë prej orës 20:00.
Festë e menduar deri në detajin e fundit, do të mbretërojë në sheshin “Fehmi Lladrovci”, për nderë të kampionëve të Kosovës.Ftojmë të gjithë fansat e Feronikelit, qytetarët e Drenasit dhe të gjitha viseve tjera të Kosovës e anë e mbanë, që të bashkohen me ne në festën për kampionët.
Për argëtimin e të pranishmëve, do të përkujdesen edhe këngëtarët: Blero, Hekuran Krasniqi, Vjosa Emini, Xhezair Elezi (Xheza).Në skenë do të jenë edhe kampionët e Kosovës, së bashku me trofetë e fituar, prandaj mos hezitoni ti bashkoheni festës me ne. Shihemi në Drenas./GazetaBlic/