Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Alex Sandro, është afër kalimit në Francë te skuadra e PSG.
Sa ka arritur ‘AS’ të mësojë, reprezentuesi brazilian është prioritet i skuadrës kampione në Ligue 1.
Bisedimet mes dy skuadrave janë hapur, dhe një marrëveshje mund të arrihet për 50 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.
Kjo situatë direkt e prek Real Madridin, pasi Juventus do të insistojë në transferimin e Marcelos.
Juventus po mendon të përdorë edhe Cristiano Ronaldon në këtë transferim, pasi Marcelo ka raporte shumë të mira me yllin portugez./Lajmi.net/