Një hulumtim shumë interesant është kryer nga KU Leuven dhe SciSports, për të përcaktuar se sa shumë ndikon presion në performancën e futbollistëve.
Hulumtuesit e KU Leuven dhe SciSports kanë kryer një studim për të përcaktuar se sa ndikon presioni te lojtarët dhe si ata luajnë në kohën kur janë në stres.
Shkencëtarët nga këto dy kompani kanë analizuar mbi shtatë mijë ndeshje, dhe si rezultat i kësaj analize kanë treguar se Cristiano Ronaldo është i imunizuar ndaj presionit: performanca e tij është konstante në të gjitha fazat e ndeshjes.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Neymar, i cili duhet se nuk mund të përballojë stresin e madh.
“Ai merr vendime jo të mira kur gjendet nën presion”./Lajmi.net/