Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Këtë verë ka pasur shumë shpjegime se pse Cristiano Ronaldo përfundoi aventurën e tij në Real Madrid dhe zgjodhi të shkonte në Juventus.
Një nga shpjegimet ishte se klubi spanjoll kishte probleme financiare dhe prandaj duhet të shiste një nga lojtarët më të mirë, shkruan Indeksonline.
Megjithatë gazetari spanjoll i futbollit, Guillem Balague ka një interpretim të ndryshëm të tregimit. Sipas tij Cristiano Ronaldo dëshironte një kontratë të re me Real Madridin,edhe pse ai sapo kishte nënshkruar një të re,dhe se Florentino Perez e pranoi këtë pasi Ronaldo ishte një nga emrat më të mëdhenj të klubit.
Por kur Perez i kishte thënë atij se ai donte të reduktonte klauzolën e lirimit të yllit portugez ai nuk e priti shumë mirë dhe se Ronaldo e konsideroi lëvizjen e Perezit si një sinjal të qartë se Real Madridi nuk e dëshiron më atë. /IndeksOnline/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE