Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Ish mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka thënë se do t’i pëlqente ta shihte në ‘Anfield Road’ talentin e Ajax, Matthijs de Ligt.
19 vjeçari ka dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme në fanellën e Ajax këtë sezon në Ligën e Kampionëve, ku kanë arritur deri në gjysmëfinale.
De Ligt vazhdon të jetë i lidhur me shumë skuadra, si Juventus, Manchester United dhe Barcelona.
“Do të më pëlqente kjo”, është përgjigjur Carragher kur është pyetur nëse do të dëshironte ta shihte De Ligt te Liverpool, përcjell ‘lajmi.net’.
“Unë kurrë nuk kam parë një mbrojtës të tillë në moshën 29 vjeçare. Ai luan sikur të ishte 29 vjeçar dhe në kulmin e tij”.
“Ju vetëm mund ta imagjinoni se sa i mirë do të jetë kur të arrijë në moshën 29 vjeçare”./Lajmi.net/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE