Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Një tifoz anonim ka paguar dy bileta prej 56,876 dollarësh për të shikuar ndeshjen e parë të finale të NBA-së, midis Toronto Raptors dhe Golden State Warriors.
Ndeshja që do të zhvillohet në Kanada ka tërhequr shumë vëmendje, kështu që çmimet për biletat e finales së madhe janë bërë “abnormale dhe po shiten për para të mëdha.
Për t’u ulur në ulëset në mes të fushës ju duhet të paguani më shumë se 1,500 dollarë.
Ndërsa i afroheni fushës, çmimi rritet logjikisht dhe arrin një numër të madh. Siç raporton gazetari, Daren Rovel, i cili përcjell këso lloj ngjarjeje, një tifoz anonim pagoi 56,876 dollarë për dy bileta, ku do ta ndjek ndeshjen në rreshtin e parë në parket.
Ndryshe, ndeshja e parë e finaleve të mëdha në mes të Torontos dhe Golden State luhet të premten në orën 3:00. /Telegrafi/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE