Kanë përfunduar para pak çastesh pjesët e para të ndeshjeve të orës 16:00 në Premier Ligë.Manchester United është duke fituar 2-0 pas pjesës së parë në takimin kundër Brightonit, shkruan GazetaBlic.Fillimisht realizoi Pogba nga pika e bardhë në minutën e 27-të, para se Rashford të shënojë golin e qetësisë në çastet e fundit të pjesës së parë.
Në anën tjetër Liverpooli po befason për të keq pasi është duke humbur 0-1 nga Crystal Palace pas golit të Townsend.Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual nga liga më e vjetër në botë dhe jo vetëm.
/GazetaBlic/