Cristiano Ronaldo ka fituar edicionin e parë të Nations League me Portugalinë e tij dhe shton trofetë, duke vendosur rekord, sepse është i vetmi futbollist në botë me 10 trofe të UEFA-s. Pas triumfit në finalen ndaj Holandës, ylli portugez foli për Marca: “Gjithçka vlen, titujt kolektive dhe ato individuale. Gjithsesi, nuk jam i fiksuar pas fitoreve, gjërat ndodhin në mënyrë natyrore. Me pëlqejnë, nuk dua të gënjej për këtë”.
TOPI I ARTËCR7 nuk e fitoi dot Champions League me Juventusin, por gjithsesi është i kënaqur: “Fitova 3 trofe këtë vit, jam mirë, ç’të bëj më shumë? Nuk e di a e meritoj Topin e Artë, po ua lë juve ta thoni, nuk dua të jap unë vlerësim.“Nuk ka pasur ndonjë periudhë ku kam luajtur keq, prej 16 vitesh numrat flasin qartë. Vlen vetëm ajo që kam treguar në karrierën time, më intereson vetëm ajo që thonë njerëzit”.