Ish-portieri i Tottenham i ka bërë me dije Eriksenit që të mendojë shumë nëse i vjen ndonjë ofertë nga Real Madridi sepse nëse i refuzon, s’do ta veshë kurrë më fanellën e klubit spanjoll. Eriksen ka kontratë me Spursat deri më 2020 dhe tani për tani bisedimet për rinovimin nuk është se po shkojnë siç është më së miri.
Christian Eriksenit i është thënë se “Real Madridi nuk troket në derë dy herë”, nga ish-portieri i Tottenham, Paul Robinson, sipas të cilit – mund të ndodhë ky transferim nëse negociatat për rinovimin e kontratës bllokohen, raporton Gazeta Express.
Mesfushori i Danimarkës, Eriksen, ka kontratë me Spursat deri më 2020 dhe raportohet se janë në bisedime për rinovimin e saj. Por, në të njëjtën kohë, bisedimet po shkojnë shumë ngadalë për shkak se lojtari është ngazëllyer nga interesimi i Real Madridit.
Legjenda e Tottenhamit, Paul Robinson, ia ka bërë me dije Eriksenit se nëse Reali e kërkon, nuk duhet të mendojë dy herë sepse “Real Madridi nuk troketë dy herë në derë”.
“Një lojtar si ai, me cilësitë që ka, nuk ka se si të mos bie në sy e të mos jetë në listë të shumë klubeve evropiane. Nëse vijnë në një situatë dhe nuk arrijnë marrëveshje, atëherë Tottenham duhet ta shesë për të përfituar sa më shumë nga ai”, tha Robinson.
Kur u pyet për mundësinë që Erikses të lë Premierligën për La Ligën, ai shtoi: “Ai definitivisht do të dëshironte të luante në Champions League”.
“Kur Real Madridi vjen dhe të troketë në derë, nuk troketë dy herë. Është mundësia e vetme për të që të shkojë”.
27-vjeçari është pjesë e Tottenhamit që nga viti 2013.
Ai ka bërë 271 paraqitje për Spursat dhe ka shënuar 65 gola. /Gazeta Express/