Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Henry Cejudo ka arritur të triumfojë në përballjen kryesore të UFC 233, pasi e nokautoi për vetëm 32 sekonda rivalin e tij, T.J. Dillashaw.
Cejudo ishte i papërmbajtshëm qysh në start.
Secila goditje pati efekt te Dillashaë, i cili shpejt u gjunjëzua në duelin ku ishte përpjekja e tij për të siguruar titullin e dytë të UFC pasi kaloi në divizionin e kategorisë së lehtë.
Medalisti olimpik, Cejudo, nuk u ndal kur rrëzoi rivalin e tij duke lansuar një seri të grushteve pas nokautit, por gjyqtari ndali duelin.
Cejudo ishte i papërmbajtshëm, Foto: Sarah Stier/Getty Images/Guliver
Cejudo pas nokautit spektakolar deklaroi në ring se kjo fitore shkon për divizionin e kategorisë super të lehtë në UFC, pas spekulimeve se ky nivel i garave mund të shuhet.
Kështu dështon përpjekja e Dillashaw për të okupuar një divizon më të lehtë nga ku ai zakonisht ka bërë gara dhe u shpall kampion, me Cejudon që tregoi se është i pakonkurrencë në këtë kategori.
UFC 233 u mbajt në Barclays Center të Brooklynit. Në vendin tonë ky duel u përcoll në platformën më të madhe televizive, IPKO.
/Telegrafi/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE