Callum Hudson-Odoit i është kërkuar që të qëndrojë në Chelsea nga Frank Lampard, i cili megjithatë beson se i riu i talentuar duhet të vazhdojë për ta përmirësuar formën e tij.
18-vjeçarit i kanë mbetur më pak se 18 muaj në kontratën e tij aktuale me klubin londinez dhe ai kishte kërkuar që të largohej nga Stamford Bridge edhe më parë, transmeton Gazeta Express.
Bayern Munichu i ka bërë disa oferta për ta blerë anglezin, mirëpo që të gjitha ato janë refuzuar nga Chelsea. E ardhmja e Hudson-Odoit është edhe më e pasigurt për shkak të dënimit që e ka marrë klubi anglez, për të mos transferuar lojtarë në dy afatet kalimtare të radhës.
Arsyeja kryesore pse Hudson-Odoi nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratë të re me Chelsean ishte mungesa e minutave të lojës në ndeshjet e këtij sezoni.
Ai i ka bërë 17 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit 2018/19 dhe vetëm në shtatë prej tyre, ai kishte qenë titullar.
Golashënuesi më i mirë në historinë e Chelseat, Frank Lampard, shpreson që të dy skuadrat mund të gjejnë marrëveshje për rinovimin e kontratës së futbollistit.
“Pikë së pari, do të doja shumë që ai të qëndronte në Chelsea. Ai duhet të bëjë gjithçka për ta zënë një vend në formacionin e parë. A është duke punuar mjaftueshëm çdo ditë në stërvitje?”, ka thënë Lampard.
“Nuk e njoh atë shumë mirë, por jam i sigurt se ky është standardi te Chelsea. Çdo minutë që ai luan në fushë, ai duhet të bëjë gjithçka që të ketë mundësi. E kuptoj që tifozët duan ta shohin atë më shumë dhe ai duhet ta japë maksimumin për të fituar më shumë minuta lojë”.
“Mendoj se në fund të sezonit, ai do të kthehet prapa dhe do të mendojë se çfarë mund të bëjë me karrierën e tij. Është një çmenduri sepse ai është një lojtar i ri anglez dhe ti me të vërtetë dëshiron që ai ta rinovojë kontratën. Shpresoj se ata do të pajtohen dhe ai do të qëndrojë në Chelsea”. /Gazeta Express/