Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Leeds United ka hyrë në garë kundër dy rivaleve të Championshipit për t’i siguruar shërbimet e yllit kosovar të Zurichut, Benjamin Kolollit.
Pas zhgënjimit në rrugëtimin për t’u promovuar në Premierligë, trajneri Marcelo Bielsa i ka identifikuar lojtarët që dëshiron t’i transferojë për ta përforcuar skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Kosovari Benjamin Kololli shihet si opsioni i përsosur për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, pasi që ai ka qenë mjaft mbresëlënës këtë sezon, duke kontribuar me 14 gola dhe tetë asiste.
Anësori i krahut të majtë shkëlqeu veçanërisht në Ligën e Evropës, kur shënoi në disfatën e fundit të Zurichut kundër Napolit.
Sipas Football Insider, Leeds Unitedit i ka bërë përshtypje kosovari dhe anglezët janë të gatshëm të shpenzojë para për ta transferuar Kolollin gjatë verës.
Megjithatë, Leeds nuk do ta ketë të lehtë ta arrijë këtë qëllim, pasi që për Kolollin kanë shprehur interesim edhe klube të tjera të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.
Football Insider pretendon se edhe Bretfordi dhe Sheffield Wednesday janë të gatshëm të luftojnë për ta siguruar nënshkrimin e kosovarit.
Në anën tjetër, Bielsa e do Kolollin në skuadrën e vet për sezonin tjetër, pasi që anësori i tij, Jack Harrison, do të kthehet në Manchester City sepse i skadon kontrata e huazimit. /Gazeta Express/

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE