Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët 30 prill 2019 – 13:04 Drejtori i Ajaxit zbulon mënyrën se si i motivoi lojtarët Klubi holandez e eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në rrugën drejt gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Drejtori ekzekutiv i klubit ka treguar se këtë gjë e ka arritur duke i mbajtur yjet në skuadër. Ish-portieri legjendar i Manchester Unitedit, tani drejtor i Ajaxit, Edwin van der Sar, thotë se gjashtë nga yjet e talentuar të skuadrës ishin ftuar në një takim gjatë verës, ku u inkurajuan që të vazhdojnë të qëndrojnë te klubi holandez. Andre Onana, Matthijs de Ligt, Donny van de Beek, Frenkie de Jong, Justin Kluivert, Kasper Dolberg dhe David Neres e kishin shikuar një video ku ata krahasoheshin me legjendat e Ajaxit që kishin luajtur në pozitat e tyre. Van der Sari dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars, e organizuan këtë takim dhe vetëm Kluiverti – i cili shkoi në Romë vitin e kaluar – u largua nga klubi. “Ne u thamë: “Nëse doni të jeni legjenda në Ajax, duhet të fitoni diçka të madhe”. Në sytë e mi, kjo ishte me të vërtetë motivuese”, ka zbuluar Van Der Sari për The Guardian. “Ata kishin besim te klubi. Ne kishim nevojë që të flisnim me lojtarët më të rinj: “Na prisni, na besoni. Ne do të sigurohemi që ta kemi një skuadër që do të i sfidojë të tjerat”. Kjo gjë e nxiti mrekullinë te ne”. “Gjatë 20 vjetëve të fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar në botën e futbollit, veçanërisht në aspektin komercial. Shumë klube e kanë humbur perspektivën e asaj që futbolli është. Për ne, ën Ajax, gjithçka ka të bëjë me futbollin”. (Kosova Sot) gazeta Kosovare lojtaret Drejtori ajax

Zlatan Ibrahimovic ka këmbëngulur se transferimi i Cristiano Ronaldos në Juventus nuk është sfidë, edhe pse e pranon se transferimi i tij në Juventusi ishte i madhështor.
Pas kalimit të tij nga Real Madridi në kampionin aktual të Italisë verën e 2018-es për 110 milionë euro, Ronaldo e përshkroi si sfidë transferimin e tij, por Ibrahimovic argumenton se Juventusi është ekip fitues edhe pa portugezin.
“Nuk kam thënë se transferimi i tij nuk ishte madhështor. Thjesht pata thënë se nuk është sfidë t’i bashkohesh Juventusit”, tha Ibrahimovic.
“Nuk është sfidë t’i bashkohesh njërit prej ekipeve më të mira në botë. Mbase varet se çfarë nënkupton me sfidë. Për mua, sfidë është t’i bashkohesh një ekipi dhe ta çosh atë lart. Kjo është sfidë”, insistoi sulmuesi suedez.
Ibra, i cili ka luajtur për Juventusin, Interin dhe Milanin gjatë karrierës së tij, mendon se kalimi i Ronaldos në Serie A i ka bërë mirë futbollit italian, duke i ndihmuar të rritet.
(Kosova Sot)

Slider

Na Ndiqni

INSTAGRAM

YOUTUBE