Mesfushori ganez Thomas Partey është i gatshëm të largohet nga Atletico Madridi.
Partey ka në kontratën e tij me Atleticon një klauzolë për lirim në vlerë 50 milionë euro.
Interi është duke shprehur interesim për të.
“Nuk ka ndonjë arsye pse ai të mos lëvizë në Itali. Interi, si Atletico është një top-skuadër. Thomas ka klauzolë për lirim në vlerë 50 milionë euro dhe në futboll çdo gjë është e mundur. Vetëm shikoni Diego Godin po i bashkohet Interit dhe Antoine Griezmann ka gjasa të mëdha t’i bashkohet Barcelonës”, ka deklaruar agjenti i Thomasit, Jose Daniel Jimenez Pozanco.
Thomas 25-vjeçar së fundi është votuar lojtar i vitit i Ganës. Për Thomasin interesim kanë shprehur edhe Manchester Unitedi e Arsenali.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.